Ndërtimi i Urave Përmes Artit Dhe Kulturës

Me datën 17 Korrik 2023, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Autostrada Biennale, Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë. Në këtë ceremoni të mbajtur në Prishtinë morën pjesë Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, Bashkëthemelues dhe Drejtor të Autostrada Biennale, z.Rama, Kryetari i Prishtinës dhe z.Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA në Kosovë të cilët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i urave përmes Artit dhe Kulturës: Programi i Shkëmbimit Kreativ SHBA - Kosovë”.

Qëllimet bazë të kësaj marrëveshje bashkëpunimi janë të promovoj dhe të mbështes sektorin kreative dhe kulturore në Kosovë, të mundësoj shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive ndërmjet artistëve vendas dhe ekspertëve amerikan si dhe të rrit mirëkuptimin ndërkulturor përmes iniciativave të diplomacisë kulturore.

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale ka filluar me 7 korrik dhe do të vazhdojë me ekspozitat dhe programin publik deri me 9 shtator në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Programin e plotë mund ta përcjellni përmes web faqes www.autostradabiennale.org

Fotot nga: Tuğhan Anıt

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)