“Edukimi mbi hapësirat e gjelbërta dhe shëndetin!”

Autostrda Biennale me përkrahje të Raiffeisen Bank organizoj aktivitete me fëmijë në kuadër të programit të edukimit me temën “Edukimi mbi hapësirat e gjelbërta dhe shëndetin!”.

Aktivitetet kishin për qëllim që fëmijët të eksplorojnë qytetin, të reflektojnë për hapësirat e gjelbërta, lumin dhe mënyrat se si mund të kemi një mjedis të pastërt dhe të shëndoshë.

Fëmijët me moton “Revolucioni Jam Unë”, së bashku me grupin kreativ të komunitetit të grave Orkide kanë realizuarnjë punëtori me c’rast ata u njoftuan me punë dore dhe mënyra kretive të qëndisjes së drurit me qëllim të mbrojtjes nga dëmtimi i vazhdhueshëm i vendosjes së posterëve dhe reklamave të ndryshme.

Fëmijët gjatë punëtorisë mësuan të qëndisin dhe përmes artit të kontribojnë në mbrojtje të mjedisit. Pas punëtorisë fëmijët realizuan performancën e qëndisjes së drunjëve së bashku me grupin Orkide.

Programi i edukimit joformal i Autostrada Biennale përpiqet të edukojë gjeneratat e reja në frymën e artit bashkëkohor përmes nxitjes së mendimit kritik duke u mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes. Autostrada Biennale falënderon shkollën “Lidhja e Prizrenit” për pjesëmarjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në aktivitetet e saj.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)