









Autostrada Biennale në kuadër të programit të edukimit jo-formal zhvillon programe të ndryshme kreative me qëllim të nxitjes së kreativitetit, imagjinatës dhe mendimit kritik të fëmijëve.
Autobusi i Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë është një fillim i rrugëtimit të fëmijëve në trashigeminë kulturore të qytetit të Prishtinës.
Qëllimi i organizimit të kësaj ligjerate dhe punëtorie është që nxënësit të fitojnë njohuri lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në një dimension unik dhe kreativ. Programi u mundëson nxënësve të mësojnë dhe të reflektojnë duke qenë në lëvizje.
Si fazë e parë është filluar me një shkollë për të vazhduar më pas edhe me shkolla të tjera.
Ne këtë fazë janë përzgjedhur disa objekte me vlerë të trashëgimisë kulturore dhe janë vizualizuar përmes numrave. Duke ndjekur rrjedhën e numrave nxënësit kanë arritur t’i paraqesin objektet e plota. Gjatë punëtorisë fëmijët kanë shtruar pyetje, kanë reflekuar, kanë parë dhe kanë punuar në objektet e vizualizuara.
Objektet që janë përzgjedhur për fazën e parë të rrugetimit janë: Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Hotel Grandi, Rilindja, Pallati i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, Objekti ish-Gërmia, Teatri Kombëtar i Kosovës, ish Hotel Unioni, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Sahat Kulla, Hamami i Madh i Prishtinës dhe Gjimnazi “Sami Frasheri”.
Autostrada Biennale falenderon arkitekten Teuta Kelmendi për vizualizimet dhe punëtorinë dhe partnerët: Komunën e Prishtinës, Trafikun Urban të Prishtinës dhe shkollën "Naim Frashëri".