Për disa orë, Education Studio u kthye në një pistë të vogël fluturimi, ku imagjinata e fëmijëve nisi udhëtime drejt vendeve që ekzistojnë vetëm në mendjen e tyre.
Gjatë punëtorisë kreative të majit, dy grupe fëmijësh eksploruan botën e airoplanëve, fluturimit dhe ëndrrës njerëzore për t’u ngritur në qiell. Folëm për pilotët, udhëtimet dhe mënyrën se si një ide mund të kthehet në diçka që fluturon.
Më pas, me dru, vegla dhe shumë kreativitet, secili krijoi airoplanin e vet unik. Disa dukeshin gati për aventura të mëdha, disa për fluturime mbi re, e disa sikur vinin nga një botë tjetër.
Mes copave të drurit, përqendrimit dhe buzëqeshjeve, u krijuan jo vetëm airoplanë, por edhe histori, imagjinatë dhe besim në duart e tyre të vogla.
Sepse çdo fluturim fillon fillimisht si një ide. ✨
Shihemi javën e ardhshme me një aventurë të re kreative.
Foto | Erza Bata – Ekipi i Medias nga Autostrada Biennale