Punëtoria Kreative e Pemës dhe Njeriut

Punëtoria Kreative e Pemës dhe Njeriut | Rrënjët që na lidhin me natyrën

Këtë javë, Autostrada Hangar u mbush me aromë druri, zhurmë makinash për përpunimin e drurit dhe biseda për natyrën, pranverën dhe jetën që lulëzon rreth nesh.

Gjatë punëtorisë së tretë kreative, fëmijët eksploruan botën e pemëve dhe lidhjen e njeriut me mjedisin. Folëm për pranverën, për të mirat që na sjellin pemët, për llojet e ndryshme të tyre dhe për pemët e preferuara që secili mban në kujtime apo imagjinatë.

Diskutuam edhe për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës dhe mënyrën se si çdo njeri mund të mbrojë mjedisin që na rrethon.

Më pas, me makina për përpunimin e drurit, kreativitet dhe shumë përkushtim, fëmijët krijuan pemën dhe njeriun — dy forma që tregojnë lidhjen mes natyrës dhe jetës sonë.

Mes copave të drurit, përqendrimit dhe duarve të vogla që punonin me kujdes, u krijuan jo vetëm punime artistike, por edhe vetëdije, imagjinatë dhe dashuri për natyrën.

Sepse çdo pemë fillon nga një farë e vogël, ashtu si çdo ide fillon nga një ëndërr.

Shihemi javën e ardhshme me aventurën tonë të radhës kreative.

Foto | Erza Bata - Ekip i Medias nga Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)