Punëtoritë Verore Kreative vazhdojnë!

Atmosfera krijuese vazhdon të mbushë Studion e Edukimit në Autostrada Hangar!

Edhe gjatë javës së katërt, fëmijët u bënë pjesë e dy punëtorive të mbushura me kreativitet, ngjyra dhe argëtim. Në njërën prej tyre ndërtuan varkën me vela, ndërsa në tjetrën krijuan miqtë e detit, duke punuar me dru, ngjyra dhe shumë imagjinatë.

Çdo punëtori sjell një përvojë të re, ku përmes artit dhe lojës fëmijët zhvillojnë kreativitetin, bashkëpunimin dhe shprehin idetë e tyre në mënyrë kreative.

Regjistrimet janë ende të hapura! Bashkohuni me grupet e ardhshme të Punëtorive Verore Kreative dhe bëhuni pjesë e aventurave artistike që na presin çdo javë.

Foto: Erza Bata | Ekipi i Medias nga Autostrada Hangar

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)