Rruga Remzi Ademaj 27
Punëtoria e Filigranit është një punëtori dhe dyqan ku praktikohet zanati tradicional i krijimtarisë së stolive komplekse. Prizreni falë pozitës së volitshme, e vendosur në kryqëzim të rrugëve tregtare gjatë periudhës Osmane, ndër shekuj ka qenë një qendër e rëndësishme tregtare dhe artizanale.
Filigrani, arti i lakimit dhe përdredhjes së fijeve prej argjendi ose ari në modele dhe stoli dekorative, është një nga traditat më të nderuara të Prizrenit. Punëtoria është një vend strehim i qetë nga rruga e zhurmshme. Këtu, mjeshtrat prodhojnë vepra arti dhe stoli të punuara me dorë. Zejtarët gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, kanë qenë të punësuar në fabrikën Filigran, e cila u privatizua në vitin 2000. Qëllimi kryesor i tyre është sigurimi i vazhdimit të kësaj zeje unike në Prizren. Vizitorët mund të vëzhgojnë prodhimin e stolive dhe të marrin pjesë në bisedat e përditshme ndërmjet zejtarëve dhe komunitetit të tyre.