Një Trëndafil, është një Trëndafil është një Trëndafil? 2021

Artist: Camila Rocha

Venue: Punëtoria e Filigranit Ura e Kaltër

Filigrani i artë dhe i argjendtë është praktikuar në Prizren qysh prej shekullit të XV-të. Në vitet e 40-ta, Prizreni ishte qendra e ndërmarrjes shtetërore jugollave të filigranit, e cila ishte aktive deri në vitin 1999. Sot, dhjetë mjeshtra e vazhdojnë zejen e tyre, duke prodhuar zbukurime elegante, qytetare e fetare. Para shpikjes së fotografisë, ilustrimi botanik i krijuar në akuarel ishte mënyra e vetme e regjistrimit vizual të shumë llojeve të bimëve në botë. Akuareli është një metodë e veçantë, sepse çdo shtresë e ujit dhe ngjyrës së ngadaltë e sjellë imazhin më pranë “realitetit”—e pamundur të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër. Një trëndafil, është një trëndafil është një trëndafil? është përkthim i një bisede në mes mjeshtrave të filigranit në Prizren dhe artistes Camila Rocha në Sao Paulo, Brazil. Rocha njihet për projektin e saj afatgjatë Florikultur, i cili vëzhgon dhe angazhohet me modele të ndryshme të bisedave të përditshme të bazuara në lule dhe bimë, nga Stambolli e deri në Sao Paulo. Artistja krijon ndërhyrje dhe mjedise që vënë në dyshim dhe imagjinojnë mënyra të tjera të bashkëjetesës. Çdo ilustrim me akuarel është një proces ndërlidhës i kujdesit, vëzhgimit afatgjatë dhe bisedës së heshtur. Për Një trëndafil, është një trëndafil është një trëndafil?, Rocha ndan me publikun portretet e saja delikate të bëra nga lulet, me mjeshtrat e filigranit, duke bashkëkrijuar kësisoj linjën e saj të parë të bizhuterive. Të dy skajet e bisedës përcaktohen nga puna e imët, e durueshme dhe e kujdesshme. Përderisa Rocha u dërgoi mjeshtërve videot e saj të vizatimit, ajo poashtu shikoi videot e tyre—se si ata krijojnë ngadalë dhe me zell objekte të reja. Prandaj, kështu gjenerohet një kanal i ri i florikulturës nga Ballkani në Brazil dhe anasjelltas, një gjuhë e re hibride. Punës me dashuri i përgjigjet me një tjetër punë me dashuri, një përgjigje e cila do të marrë formën e një skulpture publike në brigjet e Lumbardhit.

Camila Rocha (1977) u lind në São Paulo dhe jeton në São Paulo dhe Stamboll.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)