









Jemi shumë të lumtur që i mirëpritëm fëmijët e kopshtit "Nëna Kabrini" në Autostrada Hangar. Vizitorët e vegjël patën mundësinë të njihen me ekspozitat e artit bashkëkohor, të mësojnë si krijohen veprat e artit dhe të zbulojnë botën e artit me shumë ngjyra dhe forma.
Gjithashtu, ata mësuan rreth procesit të krijimit të Autostrada Hangar si një hapësirë kulturore për edukim, prodhim dhe ekspozitë.
Kjo vizitë i ndihmoj fëmijët të zhvillojnë imagjinatën dhe të mësojnë gjëra të reja për artin. I falenderojmë fëmijët dhe edukatorët për vizitën e tyre.
Fotot | Erza Bata, Autostrada Biennale Media Team