Flija, 2021

Cooking Sections & Fejsal Demiraj

Flia (or fli or flija), Flija një gatesë e shijshme, e bërë me shtresa të miellit dhe me produkte qumështi, e gatuar ngadalë nën një kapak të nxehtë hekuri të mbuluar me qymyr druri, i njohur si saç, është një ushqim tradicional i përgatitur në Kosovë dhe në zonat malore përreth Shqipërisë së Veriut. Është sinonim me jetën baritore shqiptare. Flija, e rikrijuar dhe shërbyer gjatë Autostrada Biennale, bëhet një medium për të hulumtuar receta të ndryshme sipas veçantive të dheut në Kosovë, dhe për të zhvilluar teknika të reja, më të qëndrueshme për të ardhmen. Krijimi i kësaj flie trajton probleme të tilla si lodhja e tokës pas monokropimit; receta e re kërkon ta zvogëlojë sasinë e agro- kimikateve të përdorura në vjeljen e kokrrave moderne. Flia propozon një përzierje mielli (duke përdorur vetëm varietete lokale të drithërave, fasuleve apo bishtajoreve) që shton rotacionin e kulturave të llojllojshme gjatë një periudhe shumëvjeçare për të rregulluar në mënyrë të natyrshme nivelin e azotit në tokë. Receta, e gatuar dhe e shërbyer për vizitorët gjatë bienales,poashtu vlerë e shtuar në menynë e restorantit Noja, bëhet thirrje për zhvendosje kulturore dhe bujqësore në mënyrën se si njerëzit lidhen me tokën.

Cooking Sections është një kolektiv nga Londra, që eksploron se si ushqimi dhe kanalet e tij të shpërndarjes organizojnë botën. Një nga projektet e tyre afatgjata, CLIMAVORE, prezanton mënyra të reja të të ngrënit në epokën e ndryshimeve klimatike. Kur dallimet midis pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit janë gjithnjë më të paqarta; ndërsa oqeanet e ndotura, lodhja e tokës, rrëshqitja,pandemitë dhe thatësira janë duke u bërë më të përhapura; ne duhet t’i ndryshojmë zakonet e të ngrënit.

Receta e re e flisë është bërë në bashkëpunim me shefin e kuzhinës Fejsal Demiraj dhe projektin e tij kërkimor, Ekspedita e Gastronomisë Shqiptare.

Cooking Sections është duo që është krijuar nga Daniel Fernández Pascual dhe Alon Schwabe. Fejsal Demiraj (1987) u lind në New York City dhe jeton në Prizren.

Hapësira: Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Credit: