FUSHAT E LULEDIELLIT , 2021

Agnes Denes

“Për lulediellin u interesova së pari derisa mbillja arën time me grurë. Duke realizuar hulumtimin tim të zakonshëm në vazhdimësi, mësova se përzierja e grurit me lulediellin ndihmon për të mbajtur dheun të pasur. Më vonë kur më ftuan të shkruaj një ese në një libër për tokën, unë e përdora këtë njohuri për të prezantuar mënyra të ndryshme se si duhet ta mbajmë pjellor këtë burim të çmuar; duke alternuar mbjelljen e grurit gjatë një sezone dhe lulediellit në sezonën tjetër do të sigurohet pjelloria e tokës. Ne e pranojmë dheun dhe nuk mendojmë shumë për ekzistencën e tijj, e megjithatë e gjithë jeta varet nga kjo shtresë e hollë që e rrethon globin. Luledielli është bimë e lumtur dhe nënkupton shumë gjëra në kultura të ndryshme. Për kinezët ajo sjell fat të mirë ndërsa për fisin Incas ajo simbolizon Zotin e Diellit. Jam e lumtur që po i mbjellni këto lule, në të gjitha fushat e mundshme. Do të sjellin kënaqësi dhe mirëqenie, sikurse të gjitha gjërat që rriten dhe janë të gjalla. Kur gjërat rriten, lulëzojnë, jeta shprehë transformimet dhe sekretet e saja. Shikoni, dëgjoni dhe merrni pjesë! Ne të gjithë mund të bëhemi si luledielli—të rritemi, të ushqehemi, t’u dhurojmë të tjerëve pasurinë tonë, të kthehemi drejt Diellit, e të reflektojmë ngrohtësinë e tij te të gjitha krijesat e gjalla.”

Agnes Denes, një artiste ikonike feministe me origjinë hungareze, e cila jeton e vepron në New York, deklaroi në Manifeston e saj të vitit 1969, se donte
ta braktiste kullën e fildishtë të studios së saj dhe të hynte në botën e shqetësimeve të vërteta globale, “duke komunikuar të pakomunikueshmen,” “duke vizualizuar të padukshmen,” “duke mos i pranuar kufizimet që shoqëria i ka pranuar,” dhe “duke këmbëngulur në kërkimin e përjetshëm.” Gjatë jetës dhe karrierës së saj, Denes ka imagjinuar dhe iniciuar eksperimente vizionare të bashkëjetesës përmes artit. Vepra e saj e njohur emblematike Fushë gruri– Ballafaqimi (1982), dy hektarë grurë të mbjellur në një deponi rrënojash të shpërndara në Manhattan pranë Wall Street, interpretoi trashëgiminë e artit të tokës dhe e shndërroi atë në një ndërhyrje ekologjike urbane, duke sugjeruar se ku do të zhvilloheshin betejat e ardhshme. Denes, ende duke prodhuar aktivisht edhe në të nëntëdhjetat, për Autostrada Biennale ka propozuar një punë të re të dy fushave me luledielli, të cilat do të mbjellen në qendër të qytetit në Prishtinë dhe Prizren. Si gjini, Helianthus, luledielli vjen nga fjalët greke helios (dielli) dhe anthos (një lule). Fillimisht ishte kultivuar nga kulturat indigjene, e pastaj, përmes Rusisë, bëri rrugë për në Evropë dhe më pas erdhi në Ballkan, duke u bërë bimë simbolike për Kosovën në kohën e Jugosllavisë, e cila nga atëherë pothuajse është zhdukur në tërësi. Një ndërhyrje ndjekë diellin, lulediejt rishfaqen në mes të qyteteve që përballen me ndotjen dhe gjentrifikimin, si—me fjalët e artistes—një gjest për të “parë realitetin dhe megjithatë për të qenë në gjendje për të ëndërruar”.

Agnes Denes (1931) ka lindur në Budapest dhe jeton në New York City.

Hapësira: Shtrati i Lumit

Credit: