Harta e Elektrifikimit të Kosovës, 1978-79

Artist: -

Venue: Hidroelektrana Prizrenasja

Kur Hidroelektrana Prizrenasja u shndërrua në Muzeun e Historisë Elektrike të Kosovës, një ekspozitë e përhershme u konceptua dhe u krijua për të përfaqësuar zhvillimin e ekonomisë elektrike në Kosovë. Një vepër unike dhe e rrallë e kësaj ekspozite është Harta e Elektrifikimit të Kosovës. Harta e përgatitur në reliev gjeografik, u prodhua nga Drejtoria Gjeodetike Ushtarake në Beograd gjatë viteve 1978-1979. Harta, në formë drejtkëndëshe, është bërë duke përdorur allçi, me pikat e gjenerimit dhe transmetimit të energjisë elekrike të lidhura manualisht me fije. Harta e Elektrifikimit është shembulli i dytë i këtij lloji të hartës, e para është Harta Arkeologjike e punuar për Muzeun Arkeologjik në Prizren.

Muzeu i Historisë Elektrike të Kosovës u hap në 1979 për të shënuar pesëdhjetë vjetorin e themelimit të Hidroelektranës. Konceptualizimi i muzeut, së bashku me adaptimin e ndërtesës dhe përgatitjen e ekspozitës së përhershme, ishte rezultat i vizionit dhe punës së palodhshme të të ndjerit Muhamed Shukriu, drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Rrariteteve Natyrore në Prizren.

Ndërtesa u restaurua në 2012, por artefaktet e muzeut dhe ekspozita nuk arritën të përfundojnë në kuadër të fazës së parë të restaurimit. Harta është degraduar nga vitet dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe ka nevojë për konservim.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)