Konferenca e Bandung 1955: Një Kolonë Zanore për Skajin Tjetër të Rrugës, 2019 & 2021

Artist: Iramamama

Venue: Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Iramama është një duo kushërinjsh nga Xhakarta, të bashkuar nga i njëjti pasion për muzikën dhe dëshira për të mbledhur pllaka të vjetra vinili (vinyl records). Kolona zanore e tyre për Autostrada Biennale luan muzikë të bërë në Azinë Juglindore rreth kohës së Konferencës së Bandungut, në vitin 1955. Ky ishte takimi i parë i gjerë i shteteve aziatike dhe afrikane të sapo pavarësuara, dhe u zhvillua në Java Perëndimore (West Java). Një nga qëllimet e takimit ishte kundërshtimi i kolonializmit dhe neokolonializmit, dhe hodhi bazat për krijimin e Lëvizjes së të parreshtuarve (NAM), e cila u themelua në vitin 1961 në Beograd. Qëllimi kryesor i lëvizjes ishte të shmangte botën e polarizuar të Luftës së Ftohtë dhe të refuzonte çdo bllok të madh të fuqive.

Anëtarët e Iramamama u takuan me arkivistët dhe historianët e muzikës për të studiuar rëndësinë e muzikës si kulturë dhe shprehje sociopolitike. Ky mixtape muzikor është bërë në bashkëpunim me Irama Nusantara, një iniciativë arkivore e muzikës popullore indoneziane nga vitet e 1910-ta deri në vitet 1980-ta. Formon një arkiv të gjallë të shoqërisë së Azisë Jugore. Fillimisht u krijua si një mixtape me dy anë: A dhe B. Është një kolonë zanore që tregon se si muzika u përdor në përpjekjet anti-koloniale në kërkim të një shoqërie më të barabartë. Mixtape-i u luajt si pjesë e ekspozitës “Konstelacionet e Jugut: Poetika e të parreshtuarve” në Muzeun e Artit Bashkëkohor Metelkova, Lubjanë, në 2019; në Autostrada Biennale, na rikujton rolin e mundshëm emancipues të kulturës në një rrugëtim të gjatë drejt një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë.

Iramamama, Marishka Soekarna (ka lindur në Bandung, 1983) dhe Ken Zefanya (ka lindur në Xhakarta, 1983), jetojnë në Xhakarta dhe Kassel.

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)