Kush ka frikë nga Ideologjia? 2018-20

Marwa Arsanios

Të vepruarit në përpjekje për ta rikonstruktuar jetën kundër makinerive të shfrytëzimit kapitalist është në themel të luftës anti-koloniale për ndryshime më të gjera shoqërore dhe politike sot, dhe gratë po luftojnë në kufij të ndryshëm të kësaj përpjekjeje. Tre filmat e serisë Kush ka frikë nga ideologjia? të Marwa Arsanios, endin një rrugë kryqëzore përmes përpjekjeve të grave—në vende të tilla si Siria Veriore dhe Kolumbia—për të kërkuar të drejtën për tokë dhe për t’u rilidhur me natyrën në një mënyrë të pandërmjetësuar. Vetëmbrojtja, eko-feminizmi, pronësia, shërimi, kontrolli i shtetit, autonomia, kolektiviteti, lufta autoktone, mbrojtja e farës dhe e drejta mbi tokë. Pyetjet relevante në kohë nga Arsanios shqyrtojnë jo vetëm mënyrat në të cilat ideologjia dhe teoria përkojnë me praktikën e jetës por edhe nëse “ne” mund të mishërojmë përgjigjet si ato jashtë këtyre qarqeve të luftës. Kush ka frikë nga ideologjia? pjesa e parë—përbëhet nga intervistat që artistja i ka realizuar me anëtaret e Lëvizjes Autonome të Grave Kurde, në Kurdistanin e Irakut, në lidhje me mundësitë e një praktike politike bazuar në jetë dhe natyrë. Pjesa e dytë drejtohet rreth vetë praktikës së komunës Jinwar, komunë vetëm e grave, në Sirinë Veriore, dhe kufizimeve imagjinare dhe kontekstuale që e formësojnë atë. Arsanios organizoi dy takime me gra fermere dhe feministe ekologjike nga Siria, Libani, Kolumbia, Meksika, India, Polonia, Danimarka dhe Greqia—në Varshavë dhe Sharjah—për të shkëmbyer njohuri rreth kooperativave dhe komunave. Pjesa e tretë nxjerr material nga këto shkëmbime intensive, duke u përqëndruar në luftën e vazhdueshme sistematike të zhvilluar kundër elementit më të vogël dhe më thelbësor të jetës—farës—dhe metodologjive të mbijetesës. Përderisa autonomia e farës është një kërcënim për korporatat transnacionale, qeveritë dhe paraushtarakët, për njerëzit autoktonë, farat janë simboli i rezistencës pas humbjes së gjuhës së tyre.

Marwa Arsanios (1978) u lind në Bejrut dhe jeton në Berlin.

Hapësira: Hapësira për Edukim dhe Prodhim e Autostrada Biennale

Credit: