Dërrmimi I Monumenteve, 2022

Artist: SEBASTIÁN DÍAZ MORALES & RUANGRUPA

Vendi: Hangar 2

Smashing Monuments (Dërrmimi i Monumenteve), një film nga artisti dhe filmografi Sebastián Díaz Morales, është një bisedë e përzemërt për të kaluarën dhe të ardhmen. Ai ndjek anëtarë të kolektivit të artistëve indonezianë ruangrupa ndërsa bredhin rrugëve të Xhakartës dhe hyjnë në biseda personale me monumentet ikonike që shquhen në qytetin dhe historinë e tyre. Ndonëse në heshtje të përhershme, monumentet shprehin emocionet dhe vijnë në jetë përmes këtyre bisedave intime. Me themel te rrëfimet personale të artistëve, filmi udhëton përmes përpjekjes indoneziane për pavarësi dhe nëpër zhvillimet e fundit shoqërore-ekonomike, komerciale dhe urbane të qytetit. Këto tema artikulohen përmes vlerave që janë të rëndësishme për praktikën të ruangrupa, sikur miqësia, bujaria, qëndrueshmëria dhe të tjera. Ndonëse ato janë vende statike të përkujtimit dhe kujtesës kolektive, monumentet shpojnë shtresat sociokulturore të përbërjes urbane të Xhakartës, duke arkivuar realitetet dhe paraqitjet e pushtetit, progresit, ëndrrave dhe iluzioneve. Filmi fton shikuesit t’i shohin monumentet si pikëhyrje shumëdimensionale edhe në historinë, edhe në të ardhmen e një komuniteti, duke lidhur historitë personale, kolektive dhe ideologjike përgjatë kohës dhe brezave. Në filmat e tij, Díaz Morales heton në mënyrë kritike kontekstet sociopolitike, urbane dhe kulturore duke vënë në pyetje idenë e një realiteti të vetëm objektiv. Duke iu qasur realitetit si diçka fiktive dhe të stisur, filmografia e tij tejkalon idenë e dokumentimit të asaj që vështrohet dhe bëhet shoqërues për eksplorimin e një shumësie mundësish dhe kuptimesh të realitetit.

Sebastián Díaz Morales (1975) ka lindur në Comodoro Rivadavia dhe jeton e vepron në Amsterdam. Ruangrupa është një kolektiv i artistëve me seli në Xhakartë.

Teksti nga Ieva Laube

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)