Herstories, 2019-21

Artist: Małgorzata Mirga-Tas

Venue: Shtëpia Pranë Lumit

Në Bashkëpunim me Edis Galushin

Małgorzata Mirga-Tas është një artiste vizuale rome nga Polonia e cila bashkë me anëtarët e komunitetit rom nga Prizreni, e kanë veshur një shtëpi pranë lumit Lumbardh, duke e mbuluar atë me një seri të portreteve të grave të jashtëzakonshme rome, vendase dhe ndërkombëtare. Viteve të fundit, Mirga-Tas ka përpiluar një arkivë emocionale të historive rome. Kolazhet e Mirga-Tas janë krijuar nga fragmente të pëlhurave të ndryshme, “duke e hedhur materialin brenda pikturës.” Shumica e pëlhurave janë marrë direkt nga garderoba e grave të portretizuara, dhe përbëhen nga pjesë të fundeve, shamive apo këmishave të qëndisura mbi perde, rroba të shtratit dhe lecka. Materiali i përdorur përmban në vete histori, gjurmë jete, gjurmë të përdorimit dhe të energjisë. Perdet shndërrohen në arkitekturën themelore të veprave dhe në të njëjtën kohë, në bazën pamore për krijimin e tregimeve dhe narracionit feminist. “Bazuar në përvojën shumëvjeçare të punës me komunitetet rome në vendbanimet rome, e kam vërejtur se gratë rome gradualisht po e emancipojnë veten prej strukturës patriarkale. Gjithnjë e më shumë gra rome janë aktive, ato punojnë për ndryshim, luftojnë për edukimin e fëmijëve të tyre, ato duan që zëri i tyre të dëgjohet në mjedise rome të cilat zakonisht janë shumë tradicionale.” Punët e Mirga Tasit prezantojnë disa pyetje të rëndësishme për kohën tonë: Si lidhen marrëdhëniet e pushtetit me përfaqësimin? Cili është pozicioni i artit tradicional brenda kanunit të artit bashkëkohor? Si duket feminizmi i minoriteteve në një komunitet tradicional? A mund të ketë një kulturë të akulturacionit (asimilimi i një kulture te një tjetër e cila është më e fortë, më dominante) dhe, nëse po, si mund të mësojë shumica nga pakica? Së fundmi, të punosh me identitetin, sidomos atë që i ka rrënjët në padrejtësi, a nënkupton një strategji pohuese dhe emancipuese apo një të tillë që izolon dhe zvogëlon?

Małgorzata Mirga-Tas (1978) u lind në Zakopane dhe jeton në Czarna Góra.
Edis Galushi (1989) u lind dhe jeton në Prizren.

Shpresa Agushi
Gjilan
Avokuese e të Drejtave të Grave

Nicoleta Bitu
Bucharest
Aktiviste e Komunitetit

Zinet Galushi
Prizren
Amvise

Delaine Le Bas
London
Artiste

Esma Redžepova
Shkup
Këngëtare & Humaniste

Anonim
Te gjitha gratë Rome

Other Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)