KUDO PËRVEÇ KËTU, 2015–16

Vendi: Shtëpia e Shani Efendiut

Vepra me themel tekstual e Kostas Bassanos është intepretim skulpturor i togfjalëshave, vargjeve dhe shkëputjeve nga burime të shumëllojshme historike. Ai i shndërron tekstet prej të qenit specifike për përmbajtjen në të qenët specifike për hapësirën. Përmes instalacioneve të tij, ai eksploron nënkuptimet shoqërore dhe politike të koncepteve të territorit, peizazhit dhe vendbanimit, duke theksuar materialitetin e gjuhës dhe kapacitetin e saj për t’i dhënë trajtë perceptimit, përvojës dhe përfaqësimit të hapësirës. Në videon e tij Anywhere but Here (Kudo Përveç Këtu), Bassanos performon një gjest skulpturor. Duke ecur nëpër frymë drejt fundit të një moli, ai hedh një letër në det. Ndërsa personazhet e drunjta, të cilat shqiptojnë titullin e veprës, rrokin ujin dhe mbarten tutje, ato bëhen metaforë për arratisjen. Duke e çliruar fjalinë, Bassanos trupëzon një largim fizik dhe kohor nga e këtushjma dhe e tashmja, gjë që zbulon përmasën performative të praktikës së tij konceptuale.

Kostas Bassanos (1961) ka lindur në Kamena Vourla dhe punon e vepron në Athinë.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)