Kush Flet Nga Pluhuri, Kush Sheh Nga Deltina, 2023

Artist: Hera Büyüktaşcıyan

Vendi: FABRIKA E TULLAVE

Në zemër të veprës së Hera Büyüktaşcıyan qëndron interesi i saj për kujtesën dhe arkitekturën, me vëmendje të veçantë ndaj ndërveprimit mes të dukshmes dhe të padukshmes. Kërkimi i saj mbi ujërat e humbura të Kosovës ka përftuar një vazhdimësi të rrjedhshme drejt një trajte të re të veprës së saj me titullin My Eye’s Pupil Is Your Nest (Bebëza e Syrit Tim Është Foleja Jote, 2021) të paraqitur në edicionin e tretë të Autostrada Biennale. Pasi ka hequr një vijë uji imagjinare përgjatë greminës nën kalanë e Prizrenit, ky instalacion gjen shtëpi të re në Prishtinë duke rrjedhur brenda mureve të tulltores së vjetër. Si hapësirë e dikurshme e prodhimit që ka nxjerrë lëndët ndërtimore për shumë ndërtesa në qytet, ajo ka ushqyer një shtytje moderniste për zgjerim që ka çuar drejt humbjes së lumenjve që janë parë gabimisht si të pavyer. Pesë burime ujore që rishpërfaqin një rrymë të papritur brenda njërës nga ndërtesat më të vjetra në qendrën e qytetit bëhen terren për të reflektuar rreth poetikës materiale të tullave dhe valëve të njerëzve që kanë punuar në këtë fabrikë. Për shkak të lidhjes që ka me deltinën dhe elementin tokësor, uji përfaqëson njëkohësisht krijimin dhe gërryerjen, duke veshur çdo tullë me një narrativë të re dhe transformimin e vazhdueshëm të trajtës së saj me kalimin e kohës. Nëpërmjet veprës së saj, titulli i së cilës është huazuar nga poema e Kathleen Raine “Vetë”, Büyüktaşcıyan ofron një meditim mbi natyrën ujore të të ndërtuarit dhe të shlyerjes si përsëritje ciklike përmes kontrastit poetik. Kësisoj ajo vë në pah dy elemente që u japin trajtë kujtesave tona kolektive dhe mënyrat se si këto histori shkruhen e përftohen.

Hera Büyüktaşcıyan (1984) ka lindur në Stamboll dhe jeton e punën në Stamboll.

Teksti nga Giovanni Giacomo Paolin

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)