Monumenti Në Lëvizje–Kthimi Prapa, 2021-23

Artist: Alban Muja

Vendi: Sheshi I Mitrovicës

Për veprën e porositur nga edicioni i tretë i Autostrada Biennale në vitin 2021, Alban Muja është përqendruar në një monument të zhdukur për barazinë dhe progresin që dikur qëndronte në qendër të vendlindjes së tij të Mitrovicës. I ngritur në kohën e Jugosllavisë në fillimin e viteve të 70-ta, monumenti është hequr papritmas në vitin 2010 dhe statusi i tij mbetet i panjohur. Monumenti quhej “Barazia, Puna dhe Arsimi” dhe paraqiste përvijimin e dy burrave dhe të një gruaje duke mbajtur vegla, një pëllumb dhe një libër që përfaqësonin vlerat e punës, arsimit dhe lirisë, të cilat ishin emblematike për shoqërinë idealiste socialiste. Ndonëse arsyeja e zhdukjes së monumentit mbetet e paqartë, ai mbijeton në kujtesën kolektive të banorëve të Mitrovicës. Vepra ishte simbol i talentit dhe kreativitetit të artistëve të Mitrovicës në atë kohë, përmes së cilës shkriheshin në mënyrë të përsosur koncepti ideologjik me realizimin teknik dhe pasqyrohej bota industriale që njëherë promovonte qytetin dhe ideologjinë e kohës. Në edicionin e fundit të Autostrada është shfaqur një version i zvogëluar i monumentit të zhdukur në qendër të Prizrenit, gjë që kishte shkaktuar befasi dhe thashetheme. Tash pas dy vjetësh është koha që kjo përmendore antifashiste t’i kthehet shtëpisë së saj. Muja tashmë ka rivënë një monument të vjetër/ri/lëvizës “Barazia, Puna dhe Arsimi” në shtëpinë e tij në sheshin e Mitrovicës.

Alban Muja (1980) ka lindur në Mitrovicë dhe jeton e punon në Berlin e në Prishtinë.

Teksti nga Joanna Warsza & Hana Halilaj

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)