Në Pushime… 2004 – Në Vazhdim

Artist: LUCHEZAR BOYADJIEV

Vendi: Hangar 2

Vepra On vacation… (Në pushime…) e Luchezar Boyadjiev është një seri e fotografive të manipuluara digjitalisht në të cilat figurat njerëzore janë larguar nga monumentet publike. Subjektet e fshira, të shumtët meshkuj, janë kryesisht liderë politikë, personalitete historike, komandatë ushtarakë dhe anëtarë të familjeve mbretërore që shfaqen heroikisht duke kalëruar. Përmes çlirimit të kafshëve nga kalorësit, artisti përmbys funksionin e kuajve nga butafori të njerëzve të glorifikuar në subjekte të admiruara që pozojnë lirshëm në bazamente. Për t’i prodhuar monumentet, artisti përdor proceset tipike të skalitjes së mermerit, të cilat përfshijnë heqjen e elementeve të padashura. Gjesti i Boyadjiev sfidon narrativat mbizotëruese të strukturave të pushtetit, duke krijuar mundësi për t’u angazhuar në mënyrë kritike me artin ekzistues publik. Titulli i veprës sugjeron që njerëzit e munguar janë çuar në pushime. Këto fotografi janë shkrepur në qytete anekënd botës gjatë udhëtimeve të kombinuara të punës dhe pushimit. Disa nga imazhet përdorin kompozicion të rreptë, gjë që është tipike për fotografinë arkitekturore, ndërsa të tjerat kanë qasje më të çlirët, duke shkrirë monumentet me kalimtarët dhe skenat nga jeta e përditshme. Në Prizren tregohen vetëm fotografi pa kalimtarë. Ky vendim kuratorial ka për qëllim të rikujtojë ngujimet dhe orën policore gjatë Covid-19, që detyruan njerëzit t’i mbanin aktivitetet kudo tjetër përveç në hapësirën publike. Vepra e Boyadjiev fton vizitorët të reflektojnë për mungesën si karakteristikë e rëndësishme e krizave të vazhdueshme globale, duke u përfshirë në një diskursi mbi një të ardhme që s’është e përqendruar te njerëzit.

Luchezar Boyadjiev (1957) ka lindur në Sofje dhe jeton e vepron në Sofja.

Teksti nga Orestis Mavroudis

Foto nga Tuğhan Anıt

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)