Në Thellësinë E Natës Qielli Sheh Diellin, 2023

Artist: NEDA SAEEDI

Vendi: Sheshi I Lidhjes

Neda Saeedi krijon mjedise me bazë skulpturore që gjurmojnë dijen dhe mitet stërgjyshërore, si dhe gjenealogjitë që rrjedhin nga vegimet e saj të Mesopotamisë dhe nga përvoja e saj si punëtore kulturore imigrante në Evropë. Ndërsa shkrin epoka, trajta dhe narrativa të ndryshme me njëra-tjetrën, ajo vë në pyetje mënyrën se si arkitektura farkon trupin e njeriut dhe marrëdhënien e tij me botën përmes të kuptuarit vetmor të artistes për punën e dorës dhe qëndrueshmërinë. Brenda hapësirave të saj, të cilat japin edhe përshtypjen e familjaritetit, edhe atë të papritshmërisë, ajo i vetëdijeson audiencat për një poetikë tejbrezore që mund të jetë edhe e lashtë, edhe futuristike në të njëjtën kohë. Për veprën e saj nga edicioni i 4-t i Autostrada Biennale, ajo imagjinon një sy të qytetit që sodit nga e kaluara drejt së ardhmes—brenda piedestalit rrethor të monumentit të shkatërruar të partizanëve—gjë që simbolizon rrëfimin e pasosur të shpërnguljes dhe vendosjes. Vepra e qelqtë frymëzohet nga fenerët Fresnel dhe nga vetë fjala Kosovë, që do të thotë fusha e mëllenjave. Mëllenjat shtegtojnë vetëm në kohë vështirësish; ato gjithmonë kthehen në vendet që i quajnë shtëpi. Gjashtë mëllenja që qarkullojnë brenda syrit theksojnë etnitë e ndryshme të Kosovës në lëvizje dhe kthim të vazhdueshëm. Lëvizja e tyre e pasosur lidhet me rrëfimet e shumta që presin radhën të tregohen në këtë pjesë të lashtë të botës.

Neda Saeedi (1987) ka lindur në Tehran dhe jeton e vepron në Berlin.

Mbështetur nga Goethe Zentrum Prishitna and Radiance

Teksti nga Övül Ö. Durmuşoğlu

Foto nga Tuğhan Anıt

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)