Për më shumë se një dekadë, Bouchra Khalili ka krijuar konstelacione të kthjelltësuara ndër gjeografi komplekse të shtypjes, qëndresës, dështimit, dëshirimit, mbijetesës dhe shpresës. Rrëfimet e subjektiviteteve të detyruara rimarrin frekuencat në hapësirat që krijon ajo. Ajo po gjurmon trajektoren e angazhimit politik të Jean Genet në vitete e 70-ta, gjë që ka përfshirë për herë të parë në veprën e saj artistike në Foreign Office (Zyra e Huaj, 2015). Genet është rritur jetim në sistemin publik të mirëqenies në Francë në fillim të shekullit të 20-të. Ai ishte shkolluar formalisht për shtypshkrim, por pas pak kohe i kishte ikur sistemit. Sipas traditës në Francë, shtypshkrimi ishte profesion që merrej përsipër nga fëmijët e talentuar të punëtorëve, të cilët ishin thelbësorë për qarkullimin e ideve revoluicionare në klasën punëtore. Në veprën Tipografi, një tipograf radhit një shënim dorëshkrimor të gjetur përmbi redaktimet e fundit të Prisoner of Love (I Burgosuri i Dashurisë, 1986), të librit të fundit të Genet, që ndërthurte kohën e tij me fedayeen-ët palezinezë dhe me Panterët e Zinj, si dhe çaste të tjera të rëndësishme të jetës së tij. E xhiruar bardhezi në 16mm, përdorimi i filmit celuloid thekson metaforën e kinemasë si teknikë e radhitjes së imazheve, duke zgjeruar forcën nomade të fjalëve dhe imazheve për t’u orientuar përmes rrëfimeve, kohëve dhe mediumeve.
Bouchra Khalili (1975) ka lindur në Casablanca dhe jeton e punon në Berlin.
Teksti nga Övül Ö. Durmuşoğlu
Foto nga Tuğhan Anıt