Varri, 2023

Artist: KOSTAS BASSANOS

Vendi: Shtrati i Lumit

Instalacioni specifik për hapësirën nga Kostas Bassanos ka për themel sentencën e Walter Benjamin: “Nuk ka asnjë dokument të qytetërimit që nuk është njëkohësisht edhe dokument i barbarizmit”. Fjalia, e cila del në esenë “Teza mbi Filozofinë e Historisë” të vitit 1940 është e mbishkruar në gjuhën gjermane dhe atë katalone në një gur përkujtimor në Portbou të Spanjës ku, vetëm disa muaj pas shkrimit të tekstit në shtator të vitin 1940, ai kishte bërë vetëvrasje tek ikte nga Gestapoja. Benjamin ka dhënë argumentin se historia nuk është evoluim drejtvizor i ngjarjeve për një të ardhme më të mirë, por proces i ndërlikuar dhe kundërthënës ku progresi dhe barbarizmi janë të ndërthurur deri në intimitet. Për këtë porosi të re, Bassanos mbulon shtratin e Lumbardhit me fjalët e Benjamin. E vendosur mes dy urave kryesore të Prizrenit, vepra e tij përmban natyrën e dyfishtë që zotërojnë lumenjtë si elemente që edhe lidhin, edhe ndajnë. Shkronjat përbëhen nga druri standard Euro-pallet i ngjyrosur me bojë tipografike. Zgjedhjet e materialeve dhe bojës që lidhen në njërën anë me mbartjen e mallrave dhe në anën tjetër me përhapjen e shkrimit kanë për qëllim të theksojnë aftësinë e gjuhës për të funksionuar si shënjues i dominancës ekonomike dhe kulturore. Duke riprodhuar tekstin në gjuhët e përdorura në gurin përkujtimor të filozofit, Bassanos aludon për debatet mbi vlerën e përkthimit në shoqërinë shumëgjuhëshe të Kosovës.

Kostas Bassanos (1961) ka lindur në Kamena Vourla dhe jeton e vepron në Athinë.

Teksti nga Orestis Mavroudis

Foto nga Tuğhan Anıt

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)