Bisedë Me Artistin: Ulf Aminde

Patëm kënaqësinë që të shtunën të presim artistin Ulf Aminde në Autostrada Hangar i cili ndau me publikun praktikat e tij të artit.

Ulfi është artist dhe regjisor. Prodhimet e tij shpesh negociojnë hapësirën publike dhe të cilat edhe shfaqen dhe instalohen poaty. Shumë prej tyre kanë të bëjnë ose madje iniciojnë bashkëpunime dhe mjedise kolektive të të mësuarit.

Në veprën e tij kinematografike ai negocion potencialin e vetë-fuqizimit përmes kamerës performuese, efekteve tjetërsuese në dokumentar dhe strategjive të subjektivimit. Veprat e tij filmike karakterizohen kryesisht nga bashkëpunimet me protagonistët dhe mjediset eksperimentale.

Ai gjithashtu është profesor për Hapësirat Performative në Shkollën e Artit Weissensee, Berlin.

Përzemërsisht e falenderojmë Ulfin për angazhimin dhe bisedën shumë frymëzuese, por, në të njejtën kohë ju njoftojmë se ai do të jetë artist pjesëmarrës i edicionit të katërt të Autostrada Biennale që do të mbahet në verën e 2023.

Projekti u mbështet nga partneri ynë Goethe-Zentrum Prishtina

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)