DIASPORA NË AUTOSTRADË!

Thirrje për Punëtori për fëmijë dhe të rinjë dhe për Vizita me guide për të gjitha grupmoshat.

Pëmes edicionit të katërt të Autostrada Biennale dhe programit të saj të pasur artistik dhe ekspozitës së shtrirë në tre qytete, projekti ka për qëllim përfshirjen e fëmijeve, të rinjëve dhe të riturve nga diaspora në ngjarjet kulturore dhe të programit të edukimit jo-formal rreth vlerave të artit bashkëkohor dhe trashegimisë kulturore.

Me datën 9 gusht, punëtoritë do të mbahen në Autostrada Hangar për fëmijë (8-12 vjet) duke filluar nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe punëtoritë për të rinjë (13-18 vjet) duke filluar nga 15:30 deri në 18:00.

Ndërsa vizitat me guide ndahen në dy grupe dhe mbahen çdo të mërkure dhe të shtune deri me datën 9 shtator.

Rezervimi është i obliguar!

Mund të na kontaktoni në numrin +38349415800 ose në email: info@autostradabiennale.org

Aktivitetet janë mbështetur nga Ministria e Punëve të jashtme dhe Disapora në kuadër të kampanjës Shijo Kosovën.

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale është mundësuar me mbështetjen bujare dhe partneritetin e Fondacionit Allianz, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prizrenit, Komunës së Prishtinës, Komunës së Mitrovicës, Fondacionit për Iniciativa Artistike, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Ministrisë së Puneve të Jashtme dhe Diasporës, GIZ dhe ITP Prizren, 7 Arte, Fondacioni SAHA, ERIAC, Ambasada Franceze, Goethe Zentrum Prishtinë, Kunstfack Unifersity, HBS, Raiffeisen Bank, Kreativ Qeramika, UNDP, UNKT, Radiance, Galeria Kombëtare e Kosovës, Kow Berlin dhe Pyke-Presje.

#autostradabiennale

#shijokosoven

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)