E diela familjare

Që nga fillimi i edicionit të 4-të të Autostrada Biennale, çdo të diel është organizuar “E Diela Familjare”, ku çdo fundjavë familjet kanë pasur mundësinë të vizitojnë ekspozitën e artit bashkëkohor. Ku krahas tureve të organizuara në hapësirat e ekspozitave për familjarët, fëmijët kanë pasur dhe mundësinë të kaloj momente të këndshme me veprën e School of Mutants “Playtime” e cila ndodhet në Hangar 3,  dhe në këndin e tyre të posaçshëm në hapësirat e Autostrada Hangar. 

E diela familjare gjithashtu ka qëllim që t’i inkurajojë familjet të kalojnë ditët e tyre të fundjavës me artin, ku fëmijët mund të shohin nga afër veprat e artit, t’i eksplorojnë mënyrën se si ata janë prodhuar ato, dhe të rrisë dashurinë ndaj artit tek fëmijët.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)