HAPJA E EDICIONIT TË KATËRT TË AUTOSTRADA BIENNALE NË PRIZREN

Ky është një raport nga ditët intensive, të mrekullueshme dhe kuptimplota të hapjes së edicionit të katërt të Autostrada Biennale. Ne kemi synuar të krijojmë një ekspozitë të ngadalshme, ku artit i kushtojmë kohë për t’a shikuar dhe për t’a parë, dëgjuar dhe perceptuar se çfarë dëshiron të na tregojë. Teksa ecnim nëpër qytet me artistët, kuratorët, vizitorët, ekipin dhe kalimtarët, hasëm në shumë vepra arti dhe zhvilluam biseda me autorët e tyre. I falenderojmë të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë proces shumë kompleks dhe të pasur.

Autostrada Biennale është gjithashtu një platformë për të punuar me artin bashkëkohor si një mënyrë për të mbijetuar dhe për tu zhvilluar në Kosovë, një vend në tokë ku kujtimet e luftës janë ende shumë të pranishme në media, dhe ku ne kuptojmë që arti është një mënyrë për të krijuar imazhe dhe imagjinata të tjera nga pozita jonë në Ballkanin Perëndimor, në Evropën Lindore dhe në bienalet në përgjithësi.

Siç thonë kuratoret tona - ka bienale dhe bienale - Autostrada vendos veten në linazhin e Bienaleve të Rezistencës, përmes një pune të vazhdueshme vendore të prodhimit dhe edukimit. Ky proces çon në bukurinë e ekspozitave, që një ditë zhduken, por nuk lënë pas tyre asnjë boshllëk. Përkundrazi - ato vazhdojnë të rriten. Rezistenca për ne është gjithashtu një formë e të qëndruarit për diçka dhe jo kundër. Është një rrugëtim i mrekullueshëm me art kuptimplotë, por gjithashtu bazuar në bashkë-krijim me komunitetin, vallzim, shoqërim, bashkëbisedim, mësim dhe çmësim.

Ekspozita jonë e bukur "Të Gjitha Imazhet Do të Zhduken, Një Ditë" tani është e hapur që të vini dhe ta shihni. Bashkohuni me ne deri më 9 shtator në Kosovë.

Falemnderit të gjithëve për besimin dhe mbështetjen tuaj gjatë këtij rrugëtimi!

Edicioni i 4-të i Autostrada Biennale është bërë i mundur falë mbështetjes dhe partneritetit të madh të Fondacionit Allianz, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prizrenit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, Fondacioni për Iniciativa Artistike, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora, GIZ dhe ITP Prizren, 7 Arte, Fondacioni SAHA, ERIAC, Ambasada Franceze, Goethe Zentrum Prishtinë, Kunstfack University, HBS, Raiffeisen Bank , Kreativ Qeramika, UNDP, UNKT, Radiance, Galeria Kombëtare e Kosovës, RrOK, Disco grupi, Kow Berlin, Birra Peja dhe Pyke-Presje.

Gjithashtu, Autostrada Biennale është shumë mirënjohëse për kontributin e çmuar të shumë partnerëve individualë gjatë punës dhe bisedave në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë të cilët e bënë të mundur këtë edicion.

Le ta mbajmë magjinë gjallë!

Foto nga: Tuğhan Anıt

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)