Hong-Kai Wang Në Bashkëbisedim Me Joanna Warsza Dhe Övül Ö. Durmuşoğlu

Ne patëm kënaqësinë që të organizonim një bashkëbisedim me Hong-Kai Wang, artiste të edicionit të katërt të Autostrada Biennale dhe Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu bashkëkuratoret e edicionit.

Hong-Kai Wang është artiste nga Taipei, Tajvan, e cila punon në krijimin e ekspozitave, performancave, publikimeve, organizimin e seminareve që përfshijnë grupe njerëzish që mësojnë dhe bëjnë gjëra së bashku. Puna e saj ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë dhe lidhen me njëri-tjetrin, dhe bazohet në kërkimin dhe mësimin rreth gjuhëve, besimeve, identiteteve dhe mënyrave të ndryshme të njohjes së gjërave.

Në fillim të bisedës, Hong-Kai foli për projektin e saj të quajtur “Hazzeh”, të cilin e ka nisur në vitin 2019 dhe ende vazhdon, e cila në edicionin e katërt të Autostrada Biennale ishte e ekspozuar në Ish Stacionin e Radios. Ajo na tregoi disa foto, video dhe klipe se si punonte me gra të reja palestineze dhe jordaneze që kënduan “Nuwah” dhe vajtuan së bashku për përçarjet dhe problemet në vende të ndryshme në Jordaninë Veriore dhe Palestinë.

Biseda vazhdoj lidhur me prezantimin e punëtorisë ‘Breathe to Think, Sing to Free’ që u zhvillua disa ditë para ditës së mbylljes. U drejtua nga Hong-Kai Wang dhe Besa Berberi (Profesoreshë e asociuar e këndimit dhe këngëtare e operës) dhe kuratorja Övül Ö. Durmuşoğlu. Punëtoria kishte të bënte me përdorimin e frymëmarrjes dhe të kënduarit si një mënyrë për të menduar dhe shprehur veten, biseda përfundoi duke diskutuar temat dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të audiencës.

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)