Kufijtë e Padukshëm Gjinorë në Qytet 

Autostrada Biennale për edicionin e parë ka përzgjedhur temën “E ardhmja e kufijve”, për t’i adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm. Krahas kufijve të dukshëm të qytetit, kufijtë e padukshëm tërthorazi ndikojnë në strukturimin dhe formësimin e ideve dhe të jetës sonë. Qyteti është i mbushur me kufijtë gjinorë, ndërsa shumica e këtyre kufijve janë të padukshëm. Andaj edhe organizimi i debatit “Kufijtë e padukshëm gjinorë në qytet” në mes të Autostradës Bienale dhe FEMaktivit është bërë me qëllim që t’i trajtojë problemet e diskriminimit gjinor në qytetin tonë, e që shpesh as që vihen në re. Qyteti është i mbushur me barriera gjinore, duke na përcaktuar dhe kufizuar vendin, sjelljet, kohën se ku mund të gjendemi në bazë të roleve tona gjinore. Këta kufij janë të padukshëm, pasi janë shndërruar në një “normalitet” shoqëror. Ky debat është organizuar në mënyrë që të diskutojmë se si mund ta kemi një të ardhme përtej kufijve të dukshëm e të padukshëm gjinorë.

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)