Programi i edukimit me studentë

Autostrada Biennale në kuadër të programit të edukimit jo-formal ka filluar organizimin e debateve me të rinjët nga gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.

Qëllimi i organizimit të këtyre debateve është diskutimi kritik dhe reflektimi mbi veprat e artisteve në kuadër të konceptit “Revolucioni Jemi Ne” kuruar nga Giacinto Di Pietrantonio.

Këto debate po mbahen në hapësirat ekzpozuese të edicionit të dytë të Autostrada Biennale të cilat janë: Stacioni i Autobusave, Muzeu Arkeologjik, Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ish-Burgu, Kalaja dhe ne hapesirën kreative vendtakimi “Revolucioni Jemi Ne”.

Kur të rinjët flasin dhe dëgjojnë pikëpamje të ndryshme, ata ngrisin aftësitë e tyre kritike dhe analitike.

Këto diskutime ndikojnë që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth potencialit të tyre. Ekzistojnë shumë tema të cilat duhet te diskutohen në shoqërinë tonë dhe të gjithë e kanë këndvështrimin e tyre unik, kështu që është e domosdoshme që të përpiqemi të krijojmë hapësirë, ku të rinjtë mund të diskutojnë dhe t’i shprehin idetë e tyre brenda komunitetit.

• Debatuesit bëhen mendimtarë kritikë dhe komunikues më të mirë.

• Debatuesit zhvillojnë ndërveprimet e tyre sociale.

• Debatuesit zhvillojnë shprehjet e tyre personale.

• Debatuesit shihen më shpesh si liderë të ardhshëm.

• Debatuesit kanë tendencë të bëhen qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës - të informuar, aktiv, pjesëmarrës, një forcë shtytëse për të mirën e përgjithshme.

Kjo është RINIA REVOLUTIONARE që ne kemi nevojë.

Autostrada Biennale e falenderon gjimnazin “Gjon Buzuku” për bashkëpunim dhe përkrahjen gjatë këtij edicioni.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)