Programi i Javës Së Mbylljes

Të nderuar miq dhe partnerë, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në javën përmbyllëse të edicionit të katërt të Autostrada Biennale, e cila do të mbahet nga datat 2 deri më 9 shtator 2023 në tre qytete, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale titulluar “Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë” është kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.

Nga tridhjetë projektet e prezantuara këtë vit, shtatëmbëdhjetë janë produksione të reja që i përgjigjen kontekstit lokal dhe trajtojnë tema të autobiografive kolektive, arkivave kulturore, kujtesës shumëdrejtimëshe, si dhe shpresës dhe këmbënguljes.

Autostrada Biennale ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta themeluar Biennalen si një institucion publik të qëndrueshëm në Prizren, ku dhe Autostrada Hangar është bërë një hapësirë unike për mbledhje dhe edukim kulturor, e para e këtij lloji në qytet dhe rajon.

Gjatë dy muajve të fundit, kemi forcuar rritjen produktive duke zhvilluar një program të larmishëm publik, duke përfshirë biseda artistësh, biseda me ekspertë, vizita grupore me guidë, punetori për fëmijë, të rinjë dhe të rritur, ditë familjare dhe ngjarja në mbrëmjet e nxehta të verës.

Java përmbyllëse është e mbushur me aktivitete të shumta për grupmosha të ndryshme të cilat do të zhvillohen nga data 2 deri më 9 shtator 2023 në tre qytete, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale është bërë e mundur me mbështetjen bujare dhe partneritetin e shumë organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të shumë partnerëve individualë të punës dhe bisedës në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, të cilët e kanë bërë të mundur këtë edicion.

Mezi presim të festojmë së bashku mbylljen e edicionit të katërt të Autostrada Biennale.

Më poshtë mund të gjeni programin e javës së mbylljes duke filluar nga

02 deri më 09 shtator 2023:

E shtunë, 2 shtator 2023

Autostrada Hangar

12:00 – 16:00

Punëtori me artistin Dardan Zhegrova dhe Hajrije Pllana Zhegrova, të cilët do të krijojnë kukulla me fëmijët (6-12) dhe prindërit ose kujdestarët.

(Rezervimi është i nevojshëm)

Vizita me guidë për publikun

12:00 – 14:00

Grupi i parë me guidë fillon nga Autostrada Hangar dhe përfundon në Galerinë Vatra

15:00 – 17:00

Grupi i dytë me guidë fillon nga shtëpia e Shani Efendiut dhe përfundon përgjatë rrugëve

(Rezervimi është i nevojshëm)

E diel, 3 shtator 2023

Dita e Familjes në Autostrada Hangar

12:00 – 18:00

Shijoni të dielën me familjen tuaj dhe vizitoni ekspozitën e artit bashkëkohor të edicionit të katërt të Autostrada Biennale në Hangare të ITP-së.

E hënë, 4 shtator 2023

Hapësirat janë të mbyllura

E martë, 5 shtator 2023

Ish-Stacioni i Radios

12:00 – 16:00

Dita e parë e punëtorisë me artistët Hong-Kai Wang dhe Besa Berberi “Sesioni i Këndimit Kolektiv dhe Shkrimi i Partiturave” ku të rriturit mund të regjistrohen për të marrë pjesë.

(Rezervimi është i nevojshëm)

Sheshi i Lidhjes

13:00 – 15:00

Punëtori me fëmijët (8-12) përballë veprës artistike të Neda Saeedit

Udhëtim me fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme

(Program i veçantë për shkollat publike në qytetin e Prizrenit)

E mërkure, 6 shtator 2023

Ish-Stacioni i Radios

12:00 – 16:00

Dita e dytë e punëtorisë me artistët Hong-Kai Wang dhe Besa Berberi “Sesioni i Këndimit Kolektiv dhe Shkrimi i Partiturave” ku të rriturit mund të regjistrohen për të marrë pjesë.

(Rezervimi është i nevojshëm)

Vizita me guidë për publikun

12:00 – 14:00

Grupi i parë me guidë fillon nga Autostrada Hangar dhe përfundon në Galerinë Vatra

15:00 – 17:00

Grupi i dytë me guidë fillon nga shtëpia e Shani Efendiut dhe përfundon përgjatë rrugëve

(Rezervimi është i nevojshëm)

E enjte, 7 shtator 2023

Prishtinë

12:00 – 13:00

Vizitë me guidë nga bashkëkuratorët Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu në Ish-Fabrikën e Tullave

Mitrovicë

16:00 – 17:00

Vizitë me guidë nga bashkëkuratorët Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu në sheshin e Mitrovicës përballë veprës artistike Monumenti në lëvizje-kthimi prapa dhe 7 Arte

(Rezervimi është i nevojshëm)

Vizita me guidë me fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme

(Program i veçantë për shkollat publike në qytetin e Prizrenit)

E premte, 8 shtator 2023

Vizita me guidë me fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme

(Program i veçantë për shkollat publike në qytetin e Prizrenit)

E shtunë, 9 shtator 2023

Programi përmbyllës në Autostrada Hangar në ITP Prizren

11:00 – 12:30

Vizitë me guidë nga bashkëkuratorët Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu në 4 hangare në ITP Prizren

12:30 – 14:00

Konferencë për shtyp nga bashkëthemeluesit dhe drejtorët Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço

Bashkëkuratorët e edicionit të katërt të Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu

Shaqir Totaj, Kryetar i Komunës së Prizrenit

Pyetje dhe Përgjigje

14:00 – 15:00

Koha e drekës

15:00 – 16:00

Biseda e Maria Lind me Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu

15 min

Koha e kafes

16:15 – 17:15

Prezantimi nga Hong-Kai Wang i punëtorisë në bisedë me Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu

21:00 – 24:00

Festë dhe Muzikë

Art Lokaj, Ilir Bajri, Nesim Maxhuni, Arianit Randobrava, DJ Ylli Megi

Ngjarje paralele

12:00 – 14:00

Punëtori për fëmijë pranë instalecionit artistik të School of Mutants në Hangar 3

(Rezervimi është i nevojshëm)

Për rezervime ju lutemi na kontaktoni në numrin e telefonit: 049 415 800 ose në adresën e emailit: info@autostradabiennale.org

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)