Punëtoria Me Sislej Xhafa

Titulli i punëtorisë: Politika pa Maskë: Gënjeshtra si qëndrim

Data: 6 Nëntor 2023

Vendi: Prishtinë dhe Prizren

Koncepti i punëtorisë nga Sislej Xhafa

Nëntokë

Në një botë ku arti dhe politika përplasen, përzihen dhe zbulojnë mënyra më intriguese. Në punëtorinë tonë, Politika pa Maskë: Gënjeshtra si qëndrim, do të eksplorojmë ndërthurjen e këtyre dy fushave që duket të jenë të kundërta. Kjo punëtori është një mundësi për pjesëmarësit dhe për artistët të parcaktojnë, përballen dhe pyesin marrëdhënien komplekse midis politikës, dimenzionit social dhe artit.

“Politika pa Maskë: Gënjeshtra si qëndrim” synon të ofrojë një platformë për pjesëmarrësit të thellojnë temat politike, sociale duke nënvizuar të vërtetën, gënjeshtren dhe mashtrimet në botën reale. Ata do të mësojnë të përdorin artin si një mjet për komentim dhe kritikë, duke shqyrtuar narracionet sensitive te shoqëris nëpërmjet instrumenteve artistike të ndryshme.

Kjo punëtori inkurajon pjesëmarrësit dhe artistët të mendohen jashtë kutisë, duke shtyrë kufijtë e shprehjeve të tyre kreative për të zbuluar nuancat kohore. Bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërdisiplinor janë të domosdoshëm për eksplorimin e temave komplekse. Pjesëmarrësit do të inkurajohen të kombinojnë forma të ndryshme artistike për të krijuar një përvojë të shumanshme.

* Pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknika artistike të ndryshme dhe potencialin e tyre.

* Do të formohen grupe ndërdisiplinore për të krijuar projekte artistike që i vëzhgojnë temat politike, sociale ku zbulojnë të vërtetat e fshehura dhe luajnë me artin e gënjeshtrës dhe fuqin e padukshëmëris.

* Gjatë punëtorisë, do të inkurajojmë diskutime kritike mbi marrëdhënien midis artit, politikës dhe gënjeshtrës.

*Politika pa Maskë: Gënjeshtra si qëndrim është një nismë që sfidon normat dhe pritjet rreth ndërveprimit të artit dhe politikës. Ndriqon kompleksitetin e narracioneve politike, të zbulojmë të vërtetat dhe të mësojmë artin si imagjinat ku gënjeshtra si pasoje merrë formë nëpërmjet krijimtarisë.

Kush mund të aplikoj?

Punëtoria eshtë hapur për të gjithë pjesëmarrësit nga Kosova duke filluar nga mosha 18 vjeç, ku ne i inkurajojmë që burrat dhe gratë nga të gjitha komunitetet të aplikojnë.

Punëtoria për pjesëmarrësit ofrohet falas. Kjo punëtori është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe është bashkë-financuar nga Komuna e Prishtinës.

Për më shumë informata ju lutemi na shkruani në emailin tonë info@autostradabiennale.org ose në numrin e telefononit +38349415800

Për të marrë pjesë në punëtori dhe për ta rezervuar vendin tuaj në autobus ju duhet ta plotësoni formularin në linkun e mëposhtem:

https://shorturl.at/tAGU9

Agjenda e punëtorisë

Punëtoria “Politika pa Maskë: Gënjeshtra si qëndrim” do të mbahet me 6 nëntor 2023 duke filluar në ora 12:30 në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani”, e cila vazhdon në autobus gjatë udhëtimit dhe do të përfundoj në ora 17:00 në Prizren në hapësirat e Autostrada Biennale Hangar.

Agjenda e detajuar:

11:00 Nisja nga Prizreni për në Prishtinë për pjesëmarrësit nga regjioni i Prizrenit me autobus të organizuar nga Autostrada Biennale (vendtakimi Autostrada Hangar në ITP Prizren)

12:15 Arritja në Prishtinë tek Biblioteka Kombëtare ku do të mblidhen të gjithë pjesëmarrësit

12:30-13:15 Fillimi i punëtorisë me Sislej Xhafa mbrenda Bibliotekës Kombëtare (sesioni i parë)

13:20 Nisja për në Prizren

13:30-14:30 Vazhdimi i punëtorisë në autobus (sesioni i dytë)

14:30-15:15 Drekë dhe kafe në Autostrada Hangar

15:15-17:00 Vazhdimi i punëtorisë në Autostrada Hangar pjesa e fundit (sesioni i tretë)

17:15 Nisja për në Prishtinë me autobus të organizuar për t’i kthyer pjesëmarrësit nga Prishtina

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)