


















Autostrada Biennale ka filluar më 7 korrik dhe do të vazhdojë deri më 9 shtator.
Ekspozitat janë të hapura nga e marta deri të dielën nga ora 12:00 deri në 18:00.
Vizitat me guidë organizohen çdo të mërkurë dhe të shtunë në dy orare dhe janë falas për publikun. Rezervoni vizitën tuaj me guidë që ju përshtatet orarit tuaj dhe preferencës gjuhësore që ofrohe në Shqip, Anglisht dhe Turqisht.
Për t’a siguruar vendin tuaj në vizitën me guidë, ju mund të na kontaktoni përmes telefonit në
+ 383 49 415 800 ose të dërgoni email në info@autostradabiennale.org.
Për informacion më të detajuar vizitoni Autostrada Hangar ku mund të pajiseni me hartë, libër dhe produkte të tjera të edicionit të katërt.