Një Trëndafil, është një trëndafil është një trëndafil? 2021

Camila Rocha

NË BASHKËPUNIM ME MJESHTËRIT E FILIGRANTIT

Filigrani i artë dhe i argjendtë është praktikuar në Prizren qysh prej shekullit të XV-të. Në vitet e 40-ta, Prizreni ishte qendra e ndërmarrjes shtetërore jugollave të filigranit, e cila ishte aktive deri në vitin 1999. Sot, dhjetë mjeshtra e vazhdojnë zejen e tyre, duke prodhuar zbukurime elegante, qytetare e fetare. Para shpikjes së fotografisë, ilustrimi botanik i krijuar në akuarel ishte mënyra e vetme e regjistrimit vizual të shumë llojeve të bimëve në botë. Akuareli është një metodë e veçantë, sepse çdo shtresë e ujit dhe ngjyrës së ngadaltë e sjellë imazhin më pranë “realitetit”—e pamundur të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër. Një trëndafil, është një trëndafil është një trëndafil? është përkthim i një bisede në mes mjeshtrave të filigranit në Prizren dhe artistes Camila Rocha në Sao Paulo, Brazil. Rocha njihet për projektin e saj afatgjatë Florikultur, i cili vëzhgon dhe angazhohet me modele të ndryshme të bisedave të përditshme të bazuara në lule dhe bimë, nga Stambolli e deri në Sao Paulo. Artistja krijon ndërhyrje dhe mjedise që vënë në dyshim dhe imagjinojnë mënyra të tjera të bashkëjetesës. Çdo ilustrim me akuarel është një process ndërlidhës i kujdesit, vëzhgimit afatgjatë dhe bisedës së heshtur. Për Një trëndafil, është një trëndafil është një trëndafil?, Rocha ndan me publikun portretet e saja delikate të bëra nga lulet, me mjeshtrat e filigranit, duke bashkëkrijuar kësisoj linjën e saj të parë të bizhuterive. Të dy skajet e bisedës përcaktohen nga puna e imët, e durueshme dhe e kujdesshme. Përderisa Rocha u dërgoi mjeshtërve videot e saj të vizatimit, ajo poashtu shikoi videot e tyre—se si ata krijojnë ngadalë dhe me zell objekte të reja. Prandaj, kështu gjenerohet një kanal i ri i florikulturës nga Ballkani në Brazil dhe anasjelltas, një gjuhë e re hibride. Punës me dashuri i përgjigjet me një tjetër punë me dashuri, një përgjigje e cila do të marrë formën e një skulpture publike në brigjet e Lumbardhit.

 

Camila Rocha (1977) u lind në São Paulo dhe jeton në São Paulo dhe Stamboll.

Hapësira: Punëtoria e Filigranit

Ura e Kaltër

Credit: