Arti Nuk Njeh Kufi!

Kemi kënaqësinë të mirëpresim miqtë tanë artdashës në pension, në ekpozitën e artit bashkëkohor të Autostrada Biennale, të cilët janë pjesë e kujtesës së pasur kolektive të qytetit të Prizrenit, në kuadër të tureve me guidë që organizojmë, me synimi për të zbuluar veprat bashkëkohore të artit, për të vizituar ambientet e ekspozitës dhe për t’u ndërthurur me artin.

Në turet tona janë bashkuar një numër i madhë pensionistësh, nga pedagogë në shkrimtarë, nga artistë e deri te grupe të ndryshme profesionale, ku miqtë tanë artdashës në pension po vizituan hapësirat e ekspozitës, ku ndanë me ne dhe historitë dhe përvojat tyre. Përderisa u vizituan hapësirat e ekspozitës dhe veprat e artit të ekspozuara në këto hapësira, kujtimet u shfaqën po aq.

Shndërrimi i një pjese të zonës së ITP-së, e cila para viteve 2000 përdorej si bazë ushtarake, në një zonë ekspozite ngjalli shumë interes tek vizitorët tanë në pension. Ishte frymëzuese për pensionistët të shihnin dhe të flisnin për pikturat e ekspozuara në Hangar 3, nga artisti kosovar Xhevdet Xhafa, të cilat janë realizuar në vitet e ‘60 dhe’70. Ne i falënderojmë miqtë tanë artdashës në pension për vizitën e tyre. Autostrada Biennale është e lumtur të inkurajojë komunitetin lokal që të takohet me artin dhe të shkëmbejë ide me miqtë tanë artdashës nga breza të ndryshëm.

Other Articles
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)