Punëtoria me fëmijë në Prishtinë

Jemi shumë të lumtur që e kemi përfunduar me sukses punëtorinë me më të dashuritë tanë fëmijët. 

Punëtoria në Prishtinë ishte e fokusuar në temën e mbrojtjes se mjedisit dhe është mbajtur në ish-fabrikën e Tullave aty ku tashmë e kemi veprën "Fusha e Lulediellit" nga Agnes Denes dhe instalacionin "Kush flet nga pluhuri, kush sheh nga deltina, 2023" nga Hera Büyüktaşcıyan. 

Duke diskutuar për veprën e Agnes Denes, fëmijët u informuan nga mësuesja e kësaj punëtorie, Teuta Kelmendi, për mbrojtjen e mjedisit, mënyrat e kujdesit tonë ndaj mjedisit dhe rëndësinë që luledielli e ka në mjedis. Ndërsa përmes veprës së Hera Büyüktaşcıyan, fëmijet mësuan më shumë rreth lumenjëve të Kosovës, rëndëndësinë që ato kanë, si të kujdesemi dhe t'i mbrojmë lumenjët dhe për ujrat e humbura të Kosovës. 

Vepra “Fusha e Lulediellit” e Agnes Denes rritet dhe pllenon simbolikisht hapësirën e ngurosur të fabrikës së braktisur si veprim kundër urbanizimit të egër dhe hapësirës së kontestuar, ndërsa rrjedha ujore e Büyüktaşcıyan mbush rishtazi cisternat e fabrikës duke rishpërfaqur rritjen, humbjen dhe shkatërrimin e ngulitur brenda tullave. Vepra zbulon tensionet e përbrendshme të shkaktuara nga zhdukja e lumenjve që dikur ishin burim i madh i ujit për fabrikën, por edhe për kultivimin, prodhimin dhe ndërtimin e një terreni të përbashkët për një shoqëri fluide.

Ne i falenderojmë të gjithë fëmijët për pjesëmarrjen e tyre dhe kuriozitetin e treguar gjatë aktivitetit. 

Po ashtu e falenderojmë shumë shoqatën Autizimi Flet të cilët u bashkuan në aktivitetin tonë në Prishtinë. 

Punëtoria u mbështet nga UNDP.

Artikuj të tjerë
Gazeta

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)